Këlliçi nxitoi të publikojë një denoncim të tijin 10 muaj më parë, për të treguar se opozita dhe ai kanë kohë që denoncojnë, por me një gabim të “vogël”, pasi kulla për të cilin ka denoncuar 10 muaj më parë ish-kandidati për kryetar Bashkie, nuk ka lidhje fare me kullën për të cilën qytetarët po shqetësohen.
“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht
Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.
Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë”, shkruan Këlliçi.
Ngatërresa e Këlliçit edhe mund të konsiderohej rastësore, nëse do të flisnim për dikë që nuk e njeh Tiranën, por për një person që kandidoi për kryeqytetin dhe kryefjalë të fushatës së tij kishte: Më votoni se jam tirons”, vështirë për tu besuar.
Në foton e publikuar, ai nuk ka publikuar kullën për të cilën bëhet debati, atë të “Mount Tirana”, por të kullës tjetër ngjitur me të.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se as PL e as Rithemelimi i berishës, nuk kanë bërë asnjë akuzë të vetme për këtë kullë, çka ka bërë që në rrjet të qarkullojnë “thashetheme” se kanë dhe ata pjesën e tyre në këtë “tortë të madhe.
Më poshtë është kulla e cila është projektuar për tu ndërtuar në qendër të Tiranës.