BallinaLifestyleKëngëtarja e njohur konfirmon ndarjen nga partneri i saj prej 9 vitesh

Këngëtarja e njohur konfirmon ndarjen nga partneri i saj prej 9 vitesh

Paloma Faith ka konfirmuar më në fund ndarjen nga partneri i saj prej 9 vitesh, Leyman Lahcine.

Këngëtarja 42-vjeçare, e cila u martua me artistin francez 36-vjeç, në vitin 2017-të, ka publikuar disa fotografi nga pushmet e saj si një nënë beqare.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, artistja ka shkruar: “Sapo jam kthyer nga pushimet në Majorka, ku kuptova që mund të flas paksa spanjisht (konsidero faktin që babai nuk më ka folur kurrë spanjisht).”

Kuptova që e vetme, mund ta menaxhoj një fluturim me dy fëmijet e mi, me të cilën e shijoj kohën pafund, edhe pse do kishte qënë me e lehtë me njërëz të tjerë pranë por jam e bekuar dhe do jem gjithmonë mirënjohëse.”

“Çdo gjë mund të presë, asgjë nuk duhet të jetë stresuese sikurse zakonisht ndodh dhe ndoshta unë duhet të jetoj në një vend me klimë më të ngrohtë.

Kanë qënë pikërisht hashtag-et e përdorura në këtë postim, ato që kanë konfirmuar ndarjen e Faith nga partneri i saj, në të cilat shkruan: #nënë e vetme #familje #jeta e një nënë etj.

Sipas “The Sun”, këngëtarja e disa hiteve të mëdha muzikore, iu ka treguar mikeshave të saj që është ndarë, teksa ka qënë e ftuar në një festë Hallouini, nëntorin e kaluar.

Gjerat mes Paloma dhe Leyman u tensionuan vitet e fundit dhe si pasojë erdhi ndarja. Pavarësisht kësaj, ata të dy kujdeset për mirëqënien e dy fëmijëve të tyre, 5-vjeç dhe 2-vjeç.“, shton një tjetër burim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular