BallinaLifestyleIntervistë në shtrat me Drake? 26-vjeçarja bën namin në rrjet

Intervistë në shtrat me Drake? 26-vjeçarja bën namin në rrjet

Nëse keni qenë aktiv së fundmi në rrjetet sociale, me shumë mundësi mund të keni parë video të Bobbi Althoff. Shumë aktive në Tik Tok, 26-vjeçarja amerikane interviston njerëz të famshëm dhe jo vetëm.

Videot e saj marrin mbi 100 milionë shikime. Por, Bobbi u bë virale kur intervistoi reperin me famë botërore Drake. Bëhet fjalë për një video që u fshi nga rrjetet sociale.

Një bisedë me Drake në shtrat, terësisht ngacmuese ishte ajo që e bëri të renë të merrte vëmendjen e gjithë rrjetit. Videoja e plotë mblodhi miliona shikime në YouTube, TikTok dhe Instagram përpara se të zhdukej papritmas.

Disa fansa aludojnë se ishte një video e stisur e të tjerë thonë se Bobbi nuk e ka postuar vetë atë.

Blogerja është e njohur për stilin e saj ngacmues në intervista e disi të çuditshëm.

BBC shkruan se ajo nuk përpiqet të marrë informacione siç bën zakonisht një gazetar, por ka tendencë të argëtojë ndjekësit duke i kthyer situatat në komike.

Seria e saj e episodeve të podkasteve është podkasti i dytë më i popullarizuar i komedisë në Spotify në SHBA. Nëse e keni ndjekur Bobbi-n që kur ajo filloi të ndante video në vitin 2021, intervistimi i të famshëmve mund të duket si një ‘strumbullar’.

TikTok-i i saj i parë ishte kërcimi i saj me një banana, e parë gati dy milionë herë në platform. Pas kësaj ajo filloi të ndante detaje nga shtatzënia dhe jeta e saj si nënë. Pavarësisht se prej 2 vitesh ajo është bërë e njohur, “kulmin” e shikueshmërisë e kapi me Drake.

Siç raportojnë mediat e huaja, në videon tashmë të fshirë, dyshja shiheshin me një jorgan në shtrat dhe gota kokteji në dorë.

Ata diskutojnë për reperët e tjerë, përfshirë Tyga-n, për të cilin Bobbi pretendon se nuk ka dëgjuar kurrë. Ndërkohë që intervista e plotë është zhdukur, në kanalin e saj në YouTube kanë mbetur klipe të shkurtra ngacmuese. Është aluduar se ka pasur një grindje mes Drake dhe Bobbi, por asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për këtë./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular