BallinaPolitikeMero Baze: Berisha i frikësuar nga heshtja e Ilir Metës

Mero Baze: Berisha i frikësuar nga heshtja e Ilir Metës

spot_img
spot_img

Nga Mero Baze
Foltorja e Sali Berishës po përballet me një sërë krizash të heshtura brenda saj, që kanë të bëjnë me zhgënjimin që mbështetësit e Berishës kanë me zhvillimet pas 14 majit dhe raportet afatgjata me Ilir Metën.
Ndër to më kryesori ka qenë mënyra se si Berisha reagoi pas rezultatit dërrmues kundër tij, ku humbi thuajse në gjithë Shqipërinë, dhe më tej nga ftohtësia me të cilën Ilir Meta dhe partia e tij kanë ndjekur akuzat për korrupsion politik të Berishës me Ramën, lidhur me kullën në qendër të Tiranës dhe të ardhmen e atij bashkëpunimi.
Debati i parë brenda partisë është mënyra se si Berisha shmangu analizën e humbjes, duke ju kthyer traditës së tij të deklarimit të mos njohjes së zgjedhjeve, që në fakt është thjesht një traditë e mos reflektimit në atë parti. Berisha jo vetëm që nuk mori asnjë përgjegjësi politike, por nuk bëri as votëbesimin në Kuvendin Kombëtar të PD, siç e ka të premtuar dhe në statutin e ri të grupimit të tij.
Ndërsa për dy vite rresht ka akuzuar Lulzim Bashën se nuk reflektonte pas humbjeve dhe nuk vendoste rregulla loje brenda partisë, vet shmangu edhe analizën e humbjes, dhe votëbesimin formal në Këshill Kombëtar, duke shpikur që do ta bëjë me referendum, për të mos u ballafaquar me numërimin e votave.
Një tjetër debat që po mban të ngujuar Foltoren është dhe nevoja për të krijuar një parti të re, me emër dhe vulë legale, që të mos jenë ende nën mëshirën e Ilir Metës apo pritshmërinë e procesit gjyqësor për vulën. Berisha po përpiqet ta shmangë krijimin e një partie të re, po me atë kryetar, për të kundërtën e kësaj që ja kërkojnë.
Ai e ka mos krijimin e një partie të re, një mënyrë se si të mbajë aleancën me Ilir Metën, pasi ka frikën e shkëputjes përfundimtare të Ilir Metës prej tij, gjë që e bën atë të pashpresë.
Duke mos krijuar parti të re dhe duke u viktimizuar si njeri që i kanë marrë vulën dhe siglën, ai justifikon bashkëjetesën me Ilir Metën dhe përparësinë që i jep atij, duke e parë këtë si të vetmin mjet që ta mbajë atë të lidhur me grupimin e vet.

Krijimi i një partie të re, mund të nxisë interesa të tjera dhe nga partia e Metës dhe mund të rrezikojë të humbasë alencën me të, ndërkohë duke qëndruar nën siglën e Ilir Metës, ai ka mundësinë ta transferojë pak nga pak Foltoren tek Ilir Meta, duke u shkrirë në të.

Sot për shembull Celibashi ka vendosur që dy komisionerë të opozitës për zgjedhjet në Kukës i takojnë Metës dhe një PD së Bashës. Ky është fryti i parë i shkrirjes së Foltores në partinë e Metës.

Një shenjë e krizës se fortë mes Metës me Berishën është heshtja e Ilir Metës në debatin e fundit për kullën në Tiranë.

Akuzat ndaj “pronësisë” së kullës janë konkrete, pasi djali i Sali Berishës banon praktikisht në vilën luksoze që është në emër të Ilir Shtufit dhe do të jetë pronar i kullës po në emër të Ilir Shtufit.

Ilir Meta e njeh mirë këtë realitet. Po ashtu është e qartë përse Ilir Meta nuk është akuzuar nga askush se ka gisht tek historia e kullës. Asnjë gjurmë e tij nuk shkon tek ndonjë nga personazhet që janë të përfshirë në këtë histori. Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e di vet ilir Meta.

Për t’i treguar Berishës se ai e di të vërtetën, po hesht dhe nuk po përzihet në debatin për kullën, ai tha sot se qeveria “nuk ofron ambiente për komunitetin, por vetëm beton për kullat”. Dhe betoni i kullës është Ilir Shtufi, pasi e vetmja biografi e tij është që ka pasur një pikë betoni.

Ndryshe nga Berisha që u investua të gjente kush i zbuloi pronësinë mbi kullën dhe ka caktuar armik të Ramës, Erion Veliajn, Ilir Meta e ka soditur me qetësi këtë debat dhe sot ka shigjetuar pikërisht betonieren e kullës, që është njeriu i Berishës.

Kjo tregon se ai jo vetëm që është i qartë për atë pazar, por nuk është se ka ndërmend t’ua falë, një gjë të bërë pas krahëve të tij.

Dhe një test për gjithë këto, sado i pjesshëm, do të jenë zgjedhjet në Kukës, ku Partia Demokratike e Bashës po përpiqet t’i kërkojë publikisht Berishës të mos paraqesë kandidat, por t’i bashkëngjitet kandidatit të tij.

Edhe pse nuk ka bërë publik emrin, duket se Basha kërkon të vendosë një figurë politike, ish- kryetar të PD, për t’i imponuar Berishës mbështetje për të. Kjo pastaj do ta bënte Ilir Metën edhe më të padobishëm për grupin e Berishës.

Natyrisht që nuk ka për të ndodhur. Në këtë depresion që është Berisha prej heshtjes së Ilir Metës, është i gatshëm t’ia dhurojë Kukësin, Edi Ramës, por kurrë t’ia lërë në dorë Lulzim Bashës kandidatin.

Mbi të gjitha, pasi nuk do t’i shtojë më tej paranojat Ilir Metës. Boll ka gjithë këto ditë që ha veten me dhëmbë duke numëruar katet e kullës së Shtufit, të rrijë të numërojë dhe votat e Bashës në Kukës, meqë i ka dhënë Celibashi dhe dy komisionerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular