BallinaSportShok skuadre me Skukën, një tjetër sulmues shqiptar transferohet te Maribori

Shok skuadre me Skukën, një tjetër sulmues shqiptar transferohet te Maribori

Talenti shqiptar, Behar Feta, i cili spikati me golat e tij në ligën e dytë në Maqedoninë e Veriut, me fanellën e Voska Sport, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa mediat vendase bëjnë me dije se ka arritur akordin me Mariborin dhe do të transferohet te 16 herë kampionët e Sllovenisë, aty ku do të gjejë edhe sulmuesin dibran Xhuliano Skuka.   20-vjeçari Feta prej dy vitesh e gjysmë  ishte pjesë e skuadrës shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u ngjitur në elitën e futbollit maqedonas.   Ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës para se të transferohej te Voska Sport shkurtin e vitit 2021. Sulmuesi me origjinë shqiptare numëron 6 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut.   PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular