BallinaLifestylePasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, edhe Mozzik zbulon se është...

Pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, edhe Mozzik zbulon se është në një romancë! Reperi: E dua dhe…

Jeta private e reperit të njohur Mozzik ka qenë shumë e komentuar, edhe pse ai është treguar i rezervuar për të folur që pas ndarjes nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.

Ai është përfolur disa herë se ka nisur lidhje të reja, por vetë Mozzik nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar rreth tij

Por së fundmi ai ka thyer “rregullin” duke zbuluar statusin e tij në një postim në InstaStory

Teksa ka publikuar një foto të tij, reperi ka treguar që prej 11 muajsh ai është një lidhje dashurie.

“Në fakt unë nuk jam beqar që 11 muaj dhe e dua shumë atë”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkohë ish-partnerja e tij Loredana Zefi ka konfirmuar disa javë më parë se është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja doli hapur me futbollistin 6 vite më të vogël. Në fotot e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.

Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën.

Kujtojmë se historia dy repërëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimeve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik. Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre.

Pasi Mozzik rrëfeu në këngën e dedikuar vajzës së tij se arsyet e ndarjes nga Loredana ishin tepër të “rënda” sa nuk mund të tregoheshin, duket se tani është rradha e reperes për t’i thënë dy fjalë.

Nga ana tjetër Loredana ka publikuar dhe këngën e saj më të re “Oft Vertraut”, ku flet për një histori dashurie e cila ka përfunduar për shkak të tradhtisë së partnerit dhe fansat mendojnë se ky është një dedikim për Mozzik.

Nëpërmjet disa postimeve në “InstaStory” (të cilat më pas reperi i fshiu), shprehej se “do të martohej këtë verë” dhe se me shumë mundësi “mund të bëhet edhe baba për herë të dytë”.

Mirëpo pas këtyre deklaratave, ai ka publikuar unazën e martesës me një gurë diamanti për partneren e tij dhe një video të një djali të cilit i shpërthen shampanja, ku mbi të shkruan: ‘Unë në ditën e dasmës’.

Tashmë që lidhja është bërë publike, gjithçka ka përfunduar rreth Mozzik dhe Loredanës dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim se kush është vajza me të cilën reperi ka nisur një raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular