Sot starton sezoni i ri i Serisë A. Ndeshja e parë që do të hapë sezonin është ajo mes Empolit dhe Veronës në orën 18:30.
Në po të njëjtën orë në fushë do të zbresin kampionët aktualë, Napoli. “Axurrët” do të udhëtojnë drejt Frosinones.
Më pas në mbrëmje është radha e Interit i cili pret Monzën në orën 20:45. Po në atë orar Fiorentina do të sfidë në transfertë Xhenoan.