BallinaLifestyleFOTO/Ka ushtruar dhunë fizike, dalin pretendime të reja në divorcin e Sam...

FOTO/Ka ushtruar dhunë fizike, dalin pretendime të reja në divorcin e Sam Asghari dhe Britney Spears!

Divorci i saj me Sam Asghari duket se do të jetë një nga betejat më toksike të jetës së Britney Spears. Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29-vjeçar, nisi një seri sulmesh pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.

Ai e akuzoi se këngëtarja ia kishte nxirë syrin teksa ai po flinte. Asghari, një ish-model me origjinë nga Irani, tha se Spears po ashtu i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpi. Sam është fotografuar kur ai shfaqej me sy të nxirë dhe me shenja kafshimi në krah.

Ka ushtruar dhunë fizike, dalin pretendime të reja në divorcin e

Artistja nuk ka komentuar ende publikisht këto aludime, por ka punësuar avokaten e divorcit në Hollywood, Laura Wasser për ta përfaqësuar atë. Një burim i tha ‘Entertainment Tonight’ se Spears pohon se ajo “nuk e tradhtoi” dhe është “e lënduar” nga ndarja shkatërruese. Dyshimet për problemet në martesën e saj 14-mujore me Asghari nisën në fillim të kësaj jave kur ajo u fotografua pa unazën e martesës. Më pak se 24 orë më vonë, trajneri bëri kërkesë për divorc, pas pretendimeve për tradhti dhe dhunë.

Këngëtarja e hitit “Oops! I Did It Again” ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Sam. Ajo gjithashtu ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Së fundmi Asghari, ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se kanë vendosur t’i japin fund “udhëtimit së bashku” pas 14 muajsh martesë. Ai u shpreh se:

Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë përfshirë mediat të jenë të sjellshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular