BallinaKronikeVdekja e punëtorit indian, vendosen në pranga dy bashkatdhetarë të tij dhe...

Vdekja e punëtorit indian, vendosen në pranga dy bashkatdhetarë të tij dhe një tjetër! Zbardhet ngjarja e rëndë, çfarë ndodhi në fabrikën e riciklimit të aluminit

Tre persona janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së 45 vjeçarit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit të Elbasan mëngjesin e së premtes (18 Gusht)

Raportohet se viktima është goditur aksidentalisht me mjetin e punës (pirun) nga një bashkatdhetar i tij, 46 vjeçari me iniciale K. B.

Një ditë pas ngjarja, policia ka vendosur në pranga 46 vjeçarin dhe dy të tjerë, 29 vjeçarin indian me iniciale A. R., me detyrë inxhinier përgjegjës dhe 31 vjeçarin me iniciale A. B., me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Ndërkohë nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit: I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular