BallinaLifestyleVajza e Jozefina Topallit u martua disa javë pasi ai celebroi dashurinë...

Vajza e Jozefina Topallit u martua disa javë pasi ai celebroi dashurinë me Kiara Titon, Luiz Ejlli ka një mesazh për ish-partneren! Si mori fund lidhja e tyre 10-vjeçare

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në lidhje me martesën e ish-partneres së tij, Megi Topalli me të cilën ka bashkëjetuar 10 vite.

Në një video live, Luizi është pyetur se çfarë mendon për dasmë e ish-partneres pasi kjo e fundit u kurorëzua disa javë pasi ai dhe Kiara Tito celebruan lidhjen në finalen e Big Brother Vip 2.

“Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”, e pyetën fansat.

“Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”, iu përgjigj Luiz Ejlli.

Dasma e Megi Topallit

Kujtojmë se në përfundim të Big Brother VIP Albania 2, Luizi dhe Kiara i thënë ‘Po’ me njëri-tjetrit para kamerave dhe dasma u përfol gjatë në media.

Ndërsa disa javë pas dasmës së këngëtarit edhe ish-partnerja e tij, Megi Topalli vendosi të vishte edhe ajo fustanin e bardhë dhe u martua me babain e dy fëmijëve të saj.

Ishte vetë vajza e Jozefina Topallit që ndau lajmin emocionues me ndjekësit në rrjetet sociale ku shprehej se kjo ishte një ditë e shenjtë për të.

Ajo shkruan se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”, shkroi Megi Topalli, krahas imazheve.

Fundi i lidhjes 10-vjeçare 

Megi dhe Luizi kanë pasur një lidhje 10-vjeçare shumë vite më parë, siç ka deklaruar vetë ky i fundit publikisht.

Në një intervistë pas përfundimit të BBV, ai ka treguar se ndarja e tyre ka qenë paqësore dhe shprehur bindjen se “asaj iu është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë” që ka fituar BBV, por theksoi se nuk i ka dërguar një mesazh urimi.

Ndërkohë gjatë spektalit, mes lotësh, ai rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga vajza e Jozefina Topallit pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë.

Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.

Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.

“Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund. E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër”, tregoi ai.

Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan.

“Ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës”, tregoi Luiz Ejlli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular