Pamjet janë publikuar nga “Saranda Ëeb”, ndërsa pretendohet nga pronarët e hotelit se turistët italianë kanë vjedhur çarçaf, jastëk e peshqir nga dhoma ku qëndronin.

 

“Ju lutem publikojeni videon, shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku, kllëfi i jastëkut, çarçafi dhe nje peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jasteku, peshqiri dhe çarçafi, thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete, kur vajta dhe i thashë sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje, vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”, shkruajnë për Saranda Ëeb pronarët e hotelit.

Kujtojmë se pamjet e mëparshme në Berat, ku turistët italianë u larguan pa paguar, bënë xhiron e mediave shqiptare dhe të huaja dhe ishte kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ajo e cila pagoi faturën e tyre personalisht.