BallinaAktualitetFatos Nano në gjendje të rëndë, nxirret nga intubimi. Mjekët bëjnë ndërhyrje...

Fatos Nano në gjendje të rëndë, nxirret nga intubimi. Mjekët bëjnë ndërhyrje duke hapur rrugët respiratore

Ish-kryeministri, Fatos Nano, prej ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Shqipëri.

Gjendja e tij duket se është përkeqësuar akoma edhe më shumë pasi mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

Mjekët sipas TV Klan kanë bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore. Nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator.

Kjo është një procedurë e nevojshme tek pacientët që kërkojnë ventilim të zgjatur artificial. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.

Nano, 70-vjeç, vuan nga sëmundja e SPOK.

SPOK mund të shkaktojë shumë komplikime, duke përfshirë: infeksionet e frymëmarrjes, probleme me zemrën, hipertension dhe depresion. “Pacientët me SPOK kanë një risk të rritur për sëmundje koronare akute, osteoporozë, infeksione respiratore, kancer të mushkërive, diabetit, depresion, çrregullime të gjumit, glaukomë dhe anemi”, shton doktori.

Kështu, njerëzit me SPOK kanë më shumë të ngjarë të preken nga gripi. Infeksion i frymëmarrjes mund ta bëjë frymëmarrjen shumë më të vështirë dhe mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në indet e mushkërive.

Një vaksinim vjetor i gripit dhe vaksinimi i rregullt kundër pneumonisë mund të parandalojë disa infeksione. Nga ana tjetër, për arsye që nuk janë kuptuar plotësisht, SPOK mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, përfshirë edhe sulmin në të. Ndërprerja e duhanit mund të zvogëlojë këtë rrezik. SPOK, po ashtu, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut në arteriet që sjellin gjak në mushkëri (hipertension pulmonar) si edhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive.

Në dallim nga disa sëmundje, SPOK ka një shkak të qartë dhe një rrugë të qartë parandalimi. Shumica e rasteve lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këto sëmundje është të mos pini duhan ose të ndaloni pirjen e duhanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular