BallinaLifestyleFOTOT/Si asnjëherë më parë! Dua Lipa fotografohet duke bërë pazar me të...

FOTOT/Si asnjëherë më parë! Dua Lipa fotografohet duke bërë pazar me të dashurin dhe prindërit në Ibiza

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shijuar një ditë me të dashurin e saj, Romain Gavras, në Ibiza, ndërsa janë parë duke bërë pazar të mërkurën.

Këngëtarja 28-vjeçare është fotografuar në rrugën e Dalt Vila, duke ndaluar për disa veshje me regjisorin Romain, 42 vjeç, nënën e saj Anesa dhe babanë Dukagjinin.

Si asnjëherë më parë! Dua Lipa fotografohet duke

Ajo dukej në formë me një bluzë shkëlqyese me dekolte të hapur dhe të gjerë. Dua doli pa grim dhe mban një çantë të madhe të thurur prej kashte, duke u ndjerë pa dyshim shumë rehat.

Pas udhëtimit për blerje, grupi më pas u nis për një dreke në Casa Jondal. Ajo festoi edhe ditëlindjen e saj në Ibiza me miqtë e saj më të ngushtë dhe familjarët.

Si asnjëherë më parë! Dua Lipa fotografohet duke

Kujtojmë se krijuesja e hitit “Dance the Night” ka nisur romancën e re në fillim të këtij viti, pak pas ndarjes nga modeli Anwar Hadid.

Romain nga ana tjetër ka qenë më parë në lidhje me Rita Orën, e cila po ashtu kaloi disa ditë pushime në Ibiza.

Si asnjëherë më parë! Dua Lipa fotografohet duke

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular