BallinaKronikeShpërthen bombola e gazit në një banesë, ndërron jetë rrugës për në...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës, ku sipas policisë bombola ka shpërthyer aksidentalisht.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë

Ndërkohë në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular