Krim në familje në kryeqytet/ 37-vjeçarja u masakrua me thikë nga e motra në banesë, si u tentua të fshihej vrasja

0
252

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në një banesë në Tiranë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën e Kavajës në kryeqytet, raporton News24.

Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara me thikë.

Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së gruas.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Armanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.