Vajza s*ksi të ekranit dhe aktorë humori, kush janë disa nga VIP-at shqiptarë që janë ftuar për t’u bërë pjesë e “Big Brother”

0
247

Është ende herët për të folur për sezonin e ardhshëm të “Big Brother”, ndonëse fazat përgatitore kanë nisur. “Big Brother VIP 2” përfundoi në fillim të majit, megjithatë, tashmë organizatorët po mendojnë për emrat që do të jenë në sezonit e ardhshëm të këtij spektakli.

Bisedimet e para kanë nisur, ku kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë. Një ftesë e përsëritur do të jetë edhe për Romeo Veshajn. Aktori i humorit është ftuar edhe sezonin e shkuar që të jetë pjesë e lojës, po e ka refuzuar ftesën, duke preferuar që të vijojë angazhimet e tij në ekran me formatin “Më lër të flas”.

Megjithatë, nga aq sa kemi mundur të mësojmë, atij i është përsëritur ftesa edhe këtë vit. Mbetet për t’u parë nëse këtë herë ai do të pranojë të bëhet pjesë e formatit të famshëm.

Një emër tjetër që ka qarkulluar në rrjetet sociale është edhe ai i Françeska Jaçes. Modelja e njohur e ka provuar njëherë eksperiencën e Big Brother, ku vite më parë ishte pikërisht ky format që i dha famën.

Të shumtë janë ata që e kujtojnë Françeskën në “Big Brother”, por edhe lidhjen që ajo krijoi me Ermalin aty brenda. Lidhje, e cila zgjati edhe disa muaj pasi përfundoi loja.

Këtë herë, ftesa për Françeskën është që të provojë një tjetër ekperiencë, vetëm se kësaj rradhe në formatin e yjeve. Megjithatë, emri i saj ka qarkulluar në rrjetet sociale, pa ditur se në çfarë pike janë bisedimet rreth pjesëmarrjes së saj në këtë format.

E si çdo vit, edhe këtë herë në Big Brother do të ketë emra nga brenda Top Channel. Një nga vajzat e përfolura se tashmë ka marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Alesia Bami.

Moderatorja seksi e sportit, prej kohësh është ndër emrat që e ruan vendin e saj si gazetare sportive.

Krahas të tjerave ajo njihet edhe si një prej vajzave më seksi të ekranit, ndaj edhe ftesa e saj në Big Brother pritet me interes të madh. Nuk e dimë nëse Alesia do ta braktisi për pak kohë sportin, për tu angazhuar në këtë reality.

Ndër emrat që ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale është edhe ajo e aktorit Rezart Veleshnja. Aktori i njohur i Portokallisë, ka një pëlqim shumë të madh në publik, kryesisht për rolet e arrira që ka realizuar ndër vite në skenë.

Si një personazh mjaft dinamik, prania e tij do të jepte shumë ngjyra këtij formati. Por si gjithmonë fjalën e fundit e thotë vetë personazhe dhe Rezi, ashtu si edhe emrat e tjerë, ka ende kohë për të menduar nëse do të pranojnë të jenë pjesë e këtij formati.

Veç këtyre emrave, të tjerë personazhe janë përfolur që tashmë kanë marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”.

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të Big Brother, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Vitin e shkuar, Arbri ishte i angazhuar me “Dancing with the Stars”, ku edhe provoi sfidën e kërcimit. Këtë herë, sipërmarrësi, do të provojë një tjetër sfidë, këtë herë edhe më impenjative.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Daljet e saj mediatike kanë qenë të rralla dhe të përqëndruara tek karriera e saj si aktore. Ndaj nëse do të vendosë t’i thotë po kësaj ftese, do të kemi mundësinë të shohim një tjetër anë të Zamirës. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Në pamundësi për të pasur Elhaidën në Big Brother, për shkak të axhendës së ngjeshur që ka jashtë vendit, ftesa ka shkuar për balerinin e “Topit”, që ka qenë që prej “Dancing”, në qendër të vëmendjes, pikërisht për historinë e dashurisë që lindi në palestrat e “Top”.

Ndërkohë, një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase, foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës. Adelina Tahiri është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë me publikun, ama gjithmonë thotë gjërat që ajo do të ndajë duke qenë e kujdeshme për të mbajtur gjithmonë në guaskën e saj gjithçka që për të është “personale”.

Kështu, ndërsa e ka menduar veten si konkurrente në “Big Brother”, Adelina e ka të vështirë, ashtu si Olta Gixhari, ta mendojë veten larg të birit. Por ka edhe një frikë tjetër: “Unë jam shumë realiste, unë çdo gjë ta them në fytyrë dhe jam shumë e çiltër…”, thotë ajo pas pyetjes nëse e sheh veten si banore e “Big Brother”.

Por, krahasuar me Oltën, ajo mendon se aktorja gjeti strategjinë e gabuar: “Mua më pëlqen shumë Olta si fizik, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, për mendimin tim. E vlerësoj shumë, është shumë femërore. Për karakterin është çështje personale, por unë si femër e kam mbështetur… Por në krahasim me të, unë jam shumë më emotive dhe tregoj shumë më shumë lot, se Olta. Ajo është shumë vajzë e mirë, por mendoj që kishte strategjinë e gabuar. Realisht, e mendoj se është njeri më i mirë sesa u shpall në ‘Big Brother’”.

Në këto deklarata, Adelina e ka të qartë tashmë strategjinë që do të ndjekë, ndaj tashmë mbetet për t’u parë nëse do të pranojë të vijë në këtë sfidë.