Impakti i Ylber Ramadanit në Serinë A në këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm. Mesfuhsorit kuqezi i është dashur shumë pak kohë për të bindur skeptikët se është një futbollist në gjendje për të luajtur në këto nivele dhe këtë po e vërteton me paraqitje mbresëlënëse me Leçen.
Futbollisti i afruar gjatë verës për të zëvendësuar kapitenin Hjulmand që u largua gjatë merkatos, po luan rregullisht në nivele të shkëlqyera, duke qenë thuajse i pagabueshëm në atë që po bën, në të dy fazat e lojës. Edhe sot, ndaj Salernitanës, ai ishte një nga më të spikaturit në fushë në fitoren 2-0.
Ndaj edhe faqja e statistikave SOFASCORE, i ka vendosur atij notën e lartë 7,56 për atë që ka dhuruar në ndeshjen sotme duke u bazuar vetëm te të dhënat statistikore. Aty binte në sy jo vetëm numri i madh i dueleve të fituara nga lojtari, por edhe 2 driblimet e sakta që kishte kryer mesfushori i Kombëtares shqiptare në këtë përballje e cila ngjiti Leçen në vendin e katërt me pikë të barabarta me Juventusin.