BallinaBotaCikloni godet Brazilin, shënohen 21 viktima

Cikloni godet Brazilin, shënohen 21 viktima

Një ciklon goditi Brazilin jugor, duke vrarë 21 persona, njoftoi të martën guvernatori i shtetit të Rio Grande do Sul, duke shtuar se ky është bilani më tragjik nga një fenomen klimatik.

“Fatkeqësisht, u informova se 15 trupa u gjetën në komunitetin Musum, gjë që e çon numrin e të vdekurve në 21”, tha guvernatori Eduardo Leyte në një konferencë për shtyp.

Në qershor, një tjetër ciklon vrau 16 persona në të njëjtin shtet që kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Guvernatori sqaroi se janë mobilizuar disa dhjetëra zjarrfikës dhe se “disa qindra njerëz” janë shpëtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular