BallinaLifestyleStefi Prifti rigjen dashurinë 7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes...

Stefi Prifti rigjen dashurinë 7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina, në moshën 45-vjeçare.

Stefi Prifti ka rigjetur dashurinë 7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina, në moshën 45-vjeçare.

Ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin.

“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… ❤️ Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndare prej disa kohesh. Është momenti ti paraprij unë personalisht këtij ndryshimi ne jetën time. Për miqtë dhe njerëzit qe na duan dhe respektojnë e pashe te arsyeshme te bej këtë postim ne këtë dite te shënuar… ne ditëlindjen time”, shkroi këngëtari.

I ftuar në emisionin “Rudina”, ai ka rrëfyer detaje nga njohja me partneren misterioze. Stefi Prifti tregoi se u njohëm përmes një telefonate pune dhe më pas lindi dashuria mes tyre.

“As nuk e kërkova, as më kërkoi… Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje.  Kishin kaluar 7 vite nga humbja e bashkëshortes, jeta kështu është. Vjen momenti, janë gjëra personale, njeriu do të vendosë nëse do të qëndrojë vetëm për gjithë jetën, apo do krijojë një marrëdhënie tjetër. Unë nuk e kërkova, as vajza me të cilën jam e lidhur”, tregoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular