BallinaAktualitet“Gabriel nuk ia doli, luftoi si luan, por…”- Shuhet në mes ëndrra...

“Gabriel nuk ia doli, luftoi si luan, por…”- Shuhet në mes ëndrra e 16-vjeçarit shqiptar për t’u bërë futbollist, humb jetën pas aksidentit me triçikël

spot_img
spot_img

“Gabriel nuk ia doli, luftoi si luan, por nuk u zgjua dhe ndërroi jetë”.
Adoleshenti shqiptar, i cili pësoi aksident me një triçikël pranë banesës së tij në Itali, është ndarë nga jeta.

16-vjeçari Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij në një lokal dhe po kthehej në shtëpi.

Por ajo që duhet të ishte një mbrëmje e bukur me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e mbërritjes në banesë.

Pas aksidentit me triçikël, ai është rrëzuar në tokë dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ngjarja ndodhi mesnatës e së martës në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua në spital me helikopter por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua nga babi i tij, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.

Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919 shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.

“Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi. Por tashmë ëndrra e tij për tu bërë futbollist është prerë në mes.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës dhe Chiara-ës së vogël. Ne nuk do të harrojmë kurrë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular