FOTO/ “Katana 138”, tatuazhi unik i Mirlind Dakut. Historia e madhe që futbollisti kuqezi mban në trup

0
177

Mirlind Daku ishte një nga protagonistët kryesor në sfidën kundër Polonisë. I sapo hedhur në fushë, Dakut i mjaftoi një top, një rast, për të dërguar topin në rrjetë. Goli i tij kishte një peshë shumë të madhe pasi hipotekoi suksesin e kuqezinjve.

Daku nuk i mbajti dot lotët, ashtu si në përfundim të sfidës me Republikën Çeke, ku emocionet e mëdha nuk e lejuan të vazhdonte intervistën teksa shpërtheu në lot. Ajo që tërhoqi shumë vëmendjen e tifozëve gjatë momentit të festimit, pasi Daku hoqi fanellën, ishte tatuazhi i tij në shpatull.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana 138”, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar. Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri.

Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzuan gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.