BallinaSocialeViti i ri shkollor/Rama në gjimnazin e ri “Gramoz Palushi” në Paskuqan...

Viti i ri shkollor/Rama në gjimnazin e ri “Gramoz Palushi” në Paskuqan me 650 nxënës të ndërtuar nga Bashkia Kamëz

Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja ende në detyrë e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, është ndalur në Paskuqan për një vizitë në godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi”, me nisjen e vitit të ri shkolor

Në këtë shkollë përveç laboratorëve, pritet të zbatohen edhe programet e reja, si edhe do të shërbejë si qendër komunitare.

“Këtu janë 20 klasa. Do të ketë edhe laboratorë për shkencat, biologji, fizikë, kimi. Do të ketë gjithashtu laboratorin e informatikës, ndërkohë këtu do të zbatohen të gjitha programet e reja që ne kemi përfshirë, që nga programi i ekipeve sportive futbolli në shkolla, do të kemi edhe programin “toka në shkollë’’, ndërkohë që do të shërbejë si qendër komunitare sepse i plotëson tashmë të gjitha standardet që të mos përfitojnë vetëm 650 nxënësit edhe 33 mësuesit, por edhe të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit në këtë zonë. Shkolla do të ketë edhe një klasë burimore që është në shërbim të nxënësve me aftësi ndryshe. Do të ketë edhe kabinetin psiko- social. Tashmë do të ketë edhe mjetet e duhura që shërbimi psiko- social t’i shërbejë nxënësve, mësuesve për të gjitha nevojat që mund të lindin” – shpjegoi ministrja Kushi.

Një nga risitë më të rëndësishme këtë vit do të jetë edhe paketa e sigurisë në shkolla në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me drejtorinë e Policisë për të garantuar dhe mbrojtur nxënësit, jo vetëm brenda territorit të shkollës, por edhe jashtë perimetrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular