Gruaja që braktisi gjithçka për të jetuar në shpellë së bashku me kafshët dhe lakuriqët e natës!

0
211

Një grua britanike hoqi dorë nga jetesa dhe karriera e saj për të jetuar së bashku me kafshët dhe lakuriqët e natës në një shpellë të shekullit 11-të në Spanjë. Matilda Kennard Troughton filloi të kërkonte një shtëpi në Spanjë si një mënyrë për t’u qetësuar pas një karriere si shitëse mobiljesh. Pas një vizite në Alicante një dimër, megjithëse nuk i pëlqente zona e mbushur me njerëz në bregdet, vendi e tërhoqi 54-vjeçaren kështu që ajo shiti shtëpinë e saj në Cornwall, u transferua në Spanjë dhe filloi të kërkonte për shtëpi.

Ndërsa kërkonte shtëpi në fshat, ajo zbuloi shpellën, ku jeton tani, pasi ndaloi rastësisht në një qytet të vogël në rajonin e Granadës.

Pasi pa disa prona lokale, Matilda tha se agjenti i pasurive të patundshme e çoi në një vend që ai vetë nuk e kishte parë ende.

Ne dolëm nëpër një luginë dhe zbritëm nga një shteg në një oborr të madh dhe pamë një derë që ngjasonte me atë të një garazhi. Pas 20 minuta erdhi një plak me traktor, i cili hapi derën dhe kjo ishte e gjitha, unë u dashurova me vendin. U deshën tre muaj për të rinovuar magazinën e kripës të shekullit të 11-të, e cila ishte gdhendur në shkëmb. Një ekip lokal ndërtimi bëri të gjitha gjërat bazë si sjelljen e dyshemeve dhe montimin e banjove dhe hidraulikës së kuzhinës.

Prona prej 245 metrash katrorë ka më shumë hapësirë seç i duhej Matildës, kështu që ajo jeton në katin e parë së bashku me lakuriqët e natës që banojnë në shpellë.