BallinaKryesoreNë pritje të vendimit përfundimtar për Rumani-Kosovë, takim me dyer të mbyllura...

Në pritje të vendimit përfundimtar për Rumani-Kosovë, takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të skuadrave

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është pezulluar. Ky ka qënë vendimi i arbitrit francez Delajod W., i këshilluar edhe me asistentët dhe me UEFA, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.

Ne Baze

Kjo pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe situata në stadiumin Arena Nationala (Bucharest) nuk duket aspak e qetë. Gjithashtu, në tribuna është shfaqur edhe baneri “Kosova është Serbi”. Skuadrat janë në dhomat e zhveshjes, në pritje të një vendimi përfundimtar. Vlen të theksojmë se Rumania është një nga  vendet e Bashkimit Europian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas asaj që shkruan gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, aktualisht po mbahet  takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve.

 

 

May be an image of 5 people, people playing soccer and text

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular