BallinaKryesore“Aksioni opozitar i përcaktuar qartë”, Sefa: Prioritetet i cakton vetëm PD, asnjë...

“Aksioni opozitar i përcaktuar qartë”, Sefa: Prioritetet i cakton vetëm PD, asnjë grup tjetër deputetësh!

spot_img
spot_img

Indrit Sefa, sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD deklaroi se prioritetet e aksionit opozitar i cakton vetem Partia Demokratike dhe jo nje grupi caktuar deputetesh.

Nga studio e News24, Sefa tha se Partia Demokratike po punon per te qene gati per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.

“Aksioni opozitar i Partisë Demoratik është përcaktuar fare qartësisht. Ne kemi vendime të kryesisë, të cilat lidhen me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, që janë shumë të rëndësishme, dhe i pari është ai për investimet strategjike, dhe kjo do jetë një kërkesë që do depozitohet deputetëtve dhe të shohim sa prej tyre do ta firmosin këtë.

Në qoftë se ka deputetë të opozitës mendojnë që ngritja e Komisioit Hetimor për Investimet Strategjike nuk është në të mirë të opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë për të zbuluar të gjithëe lidhjet e krimit me Investime Strategjike, unë mendoj që e ka humbur dhe objektin e të qenurit një përfaqsues i opozitës.”

I pyetur, se nëse i ka Partia Demokratike votat e mjaftueshme për ngritjen e Komisionit Hetimor, Sefa duket se shpreson që një nismë e tillë të marrë miratimin e çdo deputeti të PD-së, pavarësisht ndasive.

“Unë nuk mendoj se ka deputet të opozitës që nuk do që të ngrihet ky Komision hetimor. Prioritetet janë prioritete dhe i cakton Partia Demokratike dhe asnjë grup tjetër deputetësh, siç kemi dhe Komisionin Hetimor për fodet e IPARD.

Ata deputetë të PD-së të cilët nuk firmosin ngritje e Komisioneve Hetimore për Investitorët Stratejik dhe lidhjen e krimit me qeverinë shqiptare, duke u fshehur për pastrimin e parave, nuk besoj se cilido qoftë ky deputet ka përzemër kauzën e Parisë Demokratike.”

Ndërsa për takimet e Kryesisë së Partisë Demokratike e Kolegjit të Kryetarëve, Sefa theksoi se ato ‘janë takime me karakter organizativ, pasi PD do të jetë gati për zgjedhjet e përgjithshme.

“Janë takime me karakter organizativ. Kanë mënyrë të ndryshme të organizmit të PD në degë. PD do jetë gati për zgjedhjet e përgjithshme dhe në funksion të qytetarëve. Kjo kërkon hapa shumë të shpejtë që të jemi gati në momentin më të parë të mundshëm. Kemi filluar të ngremë infrastrukturën e nevojshme për t’u futur në fushatë.”- tha Sefa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular