BallinaPolitikeBasha mbledh Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, flet Sefa: Po bëhemi gati...

Basha mbledh Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, flet Sefa: Po bëhemi gati për zgjedhjet e përgjithshme

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa u shpreh se PD ka nisur organizmim për zgjedhjet e përgjithshme. Në një komunikim online me gazetaren Ola Bruko në studion e News24, ai u shpreh se sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Kolegjit të kryetarëve, diskutimi do të jetë me karakter organizativ.

“Janë takime me karakter organizativ. Kanë mënyrë të ndryshme të organizmit të PD në degë. PD do jetë gati për zgjedhjet e përgjithshme dhe në funksion të qytetarëve. Kjo kërkon hapa shumë të shpejtë që të jemi gati në momentin më të parë të mundshëm. Kemi filluar të ngremë infrastrukturën e nevojshme për t’u futur në fushatë”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse janë pro bashkimit të PD, ai tha: Basha ka thënë se dera është e hapur për secilin. Nuk do t’i mohohet askujt, në cdo moment mund të bashkohet në cdo moment, por linjat e janë të përcaktuara qartë, mbajmë të njëjtat si për non-gratat e qeverisë, ashtu edhe për atë që vjen në shtëpinë tonë. PD bashkohet kur bashkohen njerëzi aty poshtë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular