BallinaPolitike"Sqarim për qytetarët, jo për shpifësit dhe humbësit", Rexh Byberi: Tropoja është...

“Sqarim për qytetarët, jo për shpifësit dhe humbësit”, Rexh Byberi: Tropoja është partia ime, unë jetoj dhe punoj këtu prej 3 dekadash

Nga Rexh Byberi (Kryetari i Bashkise Tropoje)
Asnjëherë nuk meritojnë përgjigje shpifësit dhe intrigantët politikë, por në respekt të qytetarëve të Tropojës, të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë udhëtimit tim si Kryebashkiak i Tropojës, sqaroj sa më poshtë:
E gjithë fushata kundër meje dhe tymnajat mediatike të ditëve të fundit në lidhje me një biznes të një njeriu të afërm nuk ka asnjë të vërtetë përveç dëshpërimin e atyre që humbën përgjithmonë pushtetin në Tropojë.
Ne jemi një komunitet i vogël dhe të gjithë kemi lidhje familjare, ndaj qenia ime në këtë detyrë nuk presupozon ndalimin e të afërmëve të mi që brenda normave ligjore zhvillojnë aktivitete private biznesi.
Të gjithë jemi dëshmitarë se personat për të cilët aludohet herë pas here kanë aktivitet të liçensuara prej 30 vitesh, por dihet botërisht që ky është një sulm politik i pastër në kuadrin e pamundësisë për tu përballur me votën dhe verdiktin e qytetarëve të Tropojës.
Unë jetoj dhe punoj në shërbimin publik ndaj qytetarëve të vendlindjes prej 3 dekadash dhe çdo hap timin e kam të bazuar në punën, përkushtimin dhe dëshirën për të shërbyer komunitetit, pa e fshehur parimin themelor që më udhëheq:
“Tropoja Është Partia Ime “.
Kam jetuar dhe jetoj në këtë qytet me gjithë familjen time pa ndërprerë, edhe në ditët më të errëta për Tropojën dhe Shqipërinë.
Prandaj, asnjë presion politik ose njerëzor nga “jabanxhinjtë” dhe përfituesit e Tiranës nuk më ndalojnë në misionin tim për zhvillimin dhe përparimin e Tropojës në çdo cep të saj.
Ata që kanë të vetmen armë shpifjen dhe sulmet tinezare në media bajate klanore i verbërojnë investimet në infrastrukturën e Tropojës, të gjitha të kryera ekskluzivisht me fondet e Bashkisë, duke menaxhuar me kujdes dhe transparencë taksat e qytetarëve, të cilat në kohën e tyre kanë përfunduar në xhepa dhe vila, si dhe në financimin e inkursioneve dhe mitingjeve politike në Tiranë.
Kjo kohë ka përfunduar.
Tropoja, nga vendi i frikshëm prej politikës së tyre të mbrapshtë, sot është kthyer në Mbretereshën e Turizmit Rajonal.
Nuk dua të zgjatem në punët që janë kryer dhe do të kryhen në Tropojë, pasi janë qytetarët e saj që i vlerësojnë, dhe të gjithë para meje si Kryebashkiak janë të barabartë pa dallime politike dhe klanore.
Ketë komunikim me qytetarët e bëj si gjithmonë për hir të transparencës, pasi nuk kam as arsye dhe as kohë të përfshihem në vorbullën e zezë të intrigave të dëshpëruara.
Sa herë përballem me baltosje të tilla të pamerituara, kujtoj fjalët e Çurçillit të madh:
📢“Nëse gjuajmë me gurë çdo qen që hasim rrugës, kurrë nuk do të arrijmë në shtëpi”.
Si gjithmonë, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për komunitetin fisnik të Tropojës, i cili më ka mbështetur pa kursim dhe më insipron çdo ditë për vullnet të shtuar si kryeshërbëtor i tyre.🇦🇱🇦🇱
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular