BallinaKronikeMegaoperacion anti-droge, mbi 200 persona të arrestuar. Në aksion RENEA, FNSH dhe...

Megaoperacion anti-droge, mbi 200 persona të arrestuar. Në aksion RENEA, FNSH dhe qindra forca policie nga ajri dhe toka

Një aksion kombëtar anti-drogë ka vënë në pranga mbi 200 persona, të arrestuar në disa qytete të vendit.

Në sajë ë këtij operacioni, i cili ka nisur prej dy ditësh, janë vënë në pranga mbi 200 persona që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për këtë operacion janë angazhuar forcat RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie, e po ashtu ka pasur mbështetje edhe nga ajri me helikopterë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie, i identifikuar si Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP, si dhe perona të tjerë të identifikuar si Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.

Në vijim pritet që të ketë edhe një komunikatë zyrtare nga policia për sqarimin e plotë të detajeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular