Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit! Përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë

0
170

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën një efektiv policie.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 07:20 në afërsi të Rubikut. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me iniciale M. F., dhe mjeti tip “Benz” me drejtues efektivin me iniciale G. L. 56 vjeç.

Raportohet se efektivi pranë Komisariatit të Policisë Mirditë sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë. 56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga aksidenti, ndërsa shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit që drejtohej nga shtetasi malazez.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.