BallinaKryesoreKreu i PLL, Shpëtim Axhami: Sot, domosdoshmëri çlirimi i këtij sistemi zgjedhor,...

Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Sot, domosdoshmëri çlirimi i këtij sistemi zgjedhor, njëlloj si shembja sistemit të centralizuar komunist …

Nga Shpetim Axhami (Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit)
Sot, domosdoshmëri çlirimi i këtij sistemi zgjedhor, njëlloj si shembja sistemit të centralizuar komunist …
Sot, situata ekonomike, politike dhe institucionale në vend është ajo e padëshiruar nga asnjë.
Vendi po shpopullohet, shpresa dhe besimi për ndryshim dhe zhvillim është venitur.
Burim i kësaj situate, të gjithë e thonë dhe e dijnë, mbetet kapja e sistemit zgjedhor, sot ky, si dje ai i centralizuari komunist.
Kapja e sistemit zgjedhor me lista të mbyllura bën monopol dhe i kthen totalisht të varur para atij që i përzgjedh, shumicën e deputetëve, ministrat e këdo tjetër që përfaqëson dhe drejton hallkat kryesore të shtetit.
E thënë shkurt, kapja e sistemit zgjedhor, sjell dhe shkakton kapjen e çdo sistemi në vend, bën që të mos ketë më garë e zgjedhje, demotivon të rinjtë që duan të kountribojnë për vendin e tyre dhe krijon një legjeslativ dhe egzekutiv të përfaqësuar prej atyre që nuk e meritojnë nëpërmjet votës, por e kanë peshqesh prej Njëshit e detyrimisht bëhen shërbëtor qorraz të tij.
Ndryshimet kushtetuese dhe bërja e kodit zgjedhor, hetë pas here e në vazdhdimësi, me dakortësi e marrveshje të dyanshme nga dy forcat kryesore politike në vend, deri sot kanë bërë që sistemi të mbetet i centralizuar e i kapur.
Sot, në këtë sesion të ri politik, po krijohen grupe parlamentare, ligjore dhe jo logjore amorfe e deri diku të pakuptimta thjeshtë në funksion të rifaljes të një mandati liste nesër, kjo nëse ky sistem nuk çlirohet.
Per ne, për ata që mendojnë se ky sistem duhet dhe është domosdoshmëri që të ndryshoj, për ata që mendojnë se e fitojnë vetë mandatin me një sistem të hapur, pa falje nëpërmjet listës së kryetarit, kërkohet ndërgjegjësim parimor në funksion të standarteve demokratike për të luftuar e për ta çliruar këtë sistem të kapur zgjedhor.
Drejtues politik të subjekteve zgjedhore, me mandat apo pa mandat, i fituar apo i dhuruar qoftë ai, deputet aktual që vërtetësisht e kanë besimin elektoral që edhe këta nuk presin mandat nga pozicioni që ju falet në listë nesër, duhet të bashkohen e imponohen që të shembet ky sistem i centralizuar në dorën, dje të një njeriu e sot të dy apo tre njerëzve.
Me hapjen e listave të kandidatlve dhe me një proporcional kombëtar, e kërkuar kjo nga qytetaria dhe prej atyre që nuk presin pozicion liste, çlirohet sistemi zgjedhor dhe fillon shembja e kapjes së çdo sistemi tjetër e punët drejtohen për së miri.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular