Sapo kishte mbaruar shërbimin dhe po kthehej në banesë, detaje nga aksidenti në Rrugën e Kombit ku humbi jetën efektivi i policisë! Shkak dyshohet…

0
295

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit ku humbi jetën një efektiv policie.

56-vjeçari raportohet se sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë, kur mjeti ku udhëtonte u përplas me një mjet tip  “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi malazez me iniciale M.F. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik. Dyshohet se shkaku i aksidentit rrgor ka qenë parakalimi i gabuar i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi malazez.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.