Ambulanca po transportonte një të sëmurë, por përplaset nga një kamion. Ndërron jetë pacienti

0
211

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 shtator) në Lushnjë. Mësohet se një kamion ka përplasur një ambulancë dhe për pasojë raportohet për një person të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzim të autostradës Fier-Lushnje, ndërsa bëhet e ditur se ambulanca po transportonte për në Tiranë një person të sëmurë.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë pacienti, Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.