BallinaKronikeRENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, shoqërohen tre persona, dyshohet se ishin...

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, shoqërohen tre persona, dyshohet se ishin të armatosur

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejt kanë zhvilluar një aksion “blic” në qytetin e Vlorës, ku raportohet se janë arrestuar edhe tre persona, që dyshohet se kanë qenë të armatosur.

Aksioni është kryer në kuadër të operacionit “Tempulli”, ku deri tani jane arrestuar qindra persona.

“Aksioni ka qenë i përqendruar në një zonë të njohur si ish fabrika e orizit. Ka pasur informacion se në një lokal ka pasur informacion se kanë qenë disa persona të armatosur.

Për këtë arsye RENEA dhe policia e Vlorës kanë kryer një bastisje duke shoqëruar edhe tre persona. Por dyshohet që personat i kanë fshehur armët”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.

Ndërkohë mësohet se prej më shumë se 24 orësh  RENEA dhe policia kanë kryer kontrolle intensive për persona të armatosur.

Pritet që aksioni të vijojë edhe në ditët në vazhdim për shkak se ka informacione se mund të shënohen ngjarje kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular