BallinaSportAnaliza e “La Gazzetta Dello Sport” për derbin e dominuar nga Interi:...

Analiza e “La Gazzetta Dello Sport” për derbin e dominuar nga Interi: Hap i vogël para për Asllanin

Fitorja në derbin e Milanos me shifrat 5-1 nga Interi është vlerësuar si një arritje e shkëlqyer e skuadrës së Inzagit, e cila goditi në momentin e duhur, pro edhe nuk gaboi thuajse asgjë pasi nuk la kuqezinjtë të ktheheshin në lojë. Dhe në analizën e të përditshmes italiane “La Gazzetta Dello Sport”, meritë ka edhe pankina zikaltër.

Aty shpjegohet se tani trajneri ka alternativa shumë cilësore në stol dhe këto i japin mundësinë jo vetëm të freskojë ekipin, por edhe të ndryshojë fizionominë e lojës kur nevojitet.

Shembujt janë pikërisht nga ndeshja e të shtunës, ku gazeta italiane i kushton vëmendje edhe minutave të Kristjan Asllanit, të cilët ndonëse ishin përsëri të paktët, shihen si një hap para i tij për të qenë protagonist në të ardhmen e klubit.

“Karlos Augusto hyri menjëherë me ritëm ndeshje duke u shfaqur i rrezikshëm. Fratesi shënoi ndërsa Arnautoviç u bë i vlefshëm edhe pse nuk shkëlqeu. Pastaj hyrja e De Vraj mundësoi një ndryshim në mbrojtje pa rënë niveli dhe për më tepër gjuajtja e Kristjan Asllanit duhet lexuar si një hap i vogël në rritjen graduale të regjisorit të ri”, shkruan gazeta italiane rreth alternativave që Inzagi përdori në derbi pa humbur aspak cilësinë e lojës së skuadrës.

PANORAMA SPORT

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular