BallinaAktualitetAnticikloni Afrikan sjell me vete temperatura të larta! Ja si parashikohet të...

Anticikloni Afrikan sjell me vete temperatura të larta! Ja si parashikohet të jetë kjo javë sipas sinoptikanëve!

Moti për javën në vijim pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vehte jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular