Harris Murana: Mos më ngjaj bir ! Të jetosh me nder, duket si një përrallë që askush s’e lexon më.

0
227
Nga Harris Murana

Fatkeqësisht në ashpërsinë e realitetit të cilit përpiqemi t’i “mbijetojmë” dhe ku materia është Mbret, nuk janë zotësitë apo meritat ato të cilat na identifikojnë dhe promovojnë, por zgjedhjet dhe përkatësitë, qofshin rastësore apo të mirëmenduara…
Filozofikisht është tragjikomedi absurde, një jetë përpjekje, sakrificë, përkushtim, mësim që shkelen nga mediokrit e radhës me “njohjet” e duhura, nga çuni ose goca e babit me “pozitën” e duhur, apo nga lëpirësi i mirë me “gjuhën” e mëndafshtë…
Absurdi thellohet kur ti, ndonëse i vetëdijshëm për sa më sipër, insiston që pasardhësit e tu të të ngjajnë e pastaj lëndohesh kur ata shikojnë me admirim “mediokrin” me pushtet e para e dallon që vjedhurazi të hudhin një sy përçmues ty prindit të “pazot” që i citon romantikët e humbur që na mbushën qënien me citate mbi vlerat, por mjerisht nuk u kotuan kurrë në “bursë”…

Oscar Wilde thotë;
-më mirë të jesh protagonist i tragjedisë tënde sesa spektator i jetës tënde.

Unë kam vendosur të bëj protagonistin bir, kam frikë të të këshilloj të më ngjash!!!
Në fund të fundit jeta është vetem një, dhe të jetuarit me nder e bashkë me të emri i nderuar që lë pas më ngjet si përrallat që askush nuk i lexon më…