Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Fredi Belerin

0
336

Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë sigurie, duke lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Togat e zeza lanë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fredi Belerit, i cili ndodhet në paraburgim prej 12 Majit i akuzuar për blerje votash.

Në seancën ndaj Belerit ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 14 shtator vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Fredi Belerit, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.