BallinaKryesore“Kosova bllokon planin e BE-së”, Bild-i gjerman: A ka rrezik për një...

“Kosova bllokon planin e BE-së”, Bild-i gjerman: A ka rrezik për një valë të re dhune në Ballkan?

Mungesa e një zgjidhje për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë është tashmë një ngërç i rrezikshëm, sipas Bild-it gjerman. Tabloidi gjerman i ka kushtuar një artikull, konfliktit të dy vendeve ballkanike, si dhe përpjekes së radhës së BE-së për të arritur në një marrëveshje. Përpjekje të cilat kanë dështuar sërish.

Në artikullin e tij, Bild shkruan se dështimi i këtyre negociatave përbën rrezik për paqen në rajon.

Jakov Devcic, kreu i zyrës së jashtme të Fondacionit Konrad Adenauer në Beograd, i pyetur nga Bild për këtë çështje tha se ky rrezik mund të shihet në muajt e ardhshëm.

“Ekziston rreziku i tensionit dhe dhunës së mëtejshme në muajt e ardhshëm të këtij vakumi. Për mendimin tim, Kurti dhe Vuçiç janë aktorë racionalë që janë të vetëdijshëm për interesat e tyre kombëtare dhe personale. Të dyve nuk u bën dobi nëse ka teprime të dhunës mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës apo nëse tërhiqen nga procesi i dialogut”.

Sipas tij, “dritarja për normalizim do të mbyllet shpejt, sepse zgjedhjet evropiane në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA në tetor 2024 do ta lidhin Perëndimin. Deri atëherë, ne duhet të qetësojmë situatën aktuale akute në veri të Kosovës.”

Deri atëherë do të duhet të qetësohet situata në Veri të Kosovës, pasi nuk mund të pranohet një dështim në Evropë.

Gjatë bisedimeve në Bruksel javën e kaluar, sipas Përfaqësuesit të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrel, Kurti nuk pranoi një propozim për deeskalimin e nevojshëm

Një gjë është e qartë, shkruan Bild, që “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, nga ana tjetër, do ta kishte mbështetur atë.”

“Pas Bllokadës së vënë nga kurti, ka patur dhe një ritikë të qartë në drejtim të Prishtinë nga Brukseli, ndërsa BE akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marërdhënieve me Sebinë”, shkruhet më tej në artikull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular