Ballina Sport Shpërthen çështja “De Ligt”, “tulipani” kundër Tuchel: Nuk e di pse nuk...

Shpërthen çështja “De Ligt”, “tulipani” kundër Tuchel: Nuk e di pse nuk luaj

0
158

Vetëm 10 minua në fushë dy ndeshjet e fundit, në shtëpinë e Bayern ka shpërthyer çështja “De Ligt”. Klubi gjerman investoi 67 milionë euro për ta marrë nga Juve në verën e 2022, por qendërmbrojtësi holandez nuk po gjen hapësirat e duhura në Mynih, nuk ka qenë kurrë një titullar fiks as në sytë e Nagelsmann e as për Tuchel. Kjo situatë ka bërë që De Ligt të reagojë publikisht duke shprehur pakënaqësitë e tij:

De Ligt

“Përse nuk luaj titullarë? Shiko, nuk ia kam idenë, duhet të pyesësh trajnerin për këtë”, iu përgjigj De Ligt gazetarit duke shtuar: “Po bëj gjithçka më kërkon, madje duke luajtur edhe në mesfushë për vetëm 10 minuta. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem në fushë, pjesa tjetër është detyrë e trajnerit, është ai që merr vendimet”, u shpreh De Ligt. Në lidhje me këtë temë trajneri Tuchel theksoi: “Forma e tij po përmirësohet, por kur je te Bayern duhet të marrësh gjithnjë vendime të vështira. Asnjë lojtar i Bayern nuk e meriton të qëndrojë në stol, por lojtarët duhet të lënë mënjanë egon e tyre”, u shpreh trajneri i Bayern.

Ekipi i Tuchel u ndal së fundmi në një barazim 2-2 në Bundesligë, përballë Leverkusen, duke bërë që “aspirinat” t’i marrin kreun, fal golavarazhit më të mirë. Bayern zbret në fushë këtë të mërkurë në Champions League teksa pret Man.United.