Bashkimi dhe takimi i deputeteve Bardhi-Berisha, në Kukës, tkurret numri…Ja sa moren pjese sot

0
191

Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, deputetët e rithemelimit dhe ata që janë me Gaz Bardhin janë mbledhur këtë të martë në qytetin e Kukësit.

Takimi në Kukës sot ka ardhur në tkurrje pasi pjesëmarrja ka ardhur në ulje pasi morën pjesë rreth 30 deputetë.

Për takimin, deputetët demokrat u njoftuan gjatë fundjavës dhe është në vazhdën e takimeve që kanë zhvilluar deri më tani në kryeqytet me qëllim për-bashkimin e qëndrimeve të dy grupimeve të deputetëve.

Takimi shikohet edhe si një mbështetje dhe angazhim total i opozitës së drejtuar nga Berisha për të fituar bashkinë e Kukësit me kandidatin Emri Vata.

Ky i fundit ishte dhe vetë i pranioshëm në takim duke marrë mbështetjen e deputetëve demokratë.