BallinaSportSilvinjo në Londër, akord me Çelsin dhe Brojën për Çekinë

Silvinjo në Londër, akord me Çelsin dhe Brojën për Çekinë

Një rikthim i shumëpritur do të jetë ai i Armando Brojës në fushën e lojës. Sulmuesi i Kombëtares është projektuar që ndeshjen e tij të parë, pas rreth 9 muajsh, ta luajë me ekipin U-21 të Çelsit, sot kundër Mançester Sitit.

Një dëmtim aq i rëndë, patjetër që do edhe një rifutje graduale në ritmin e lojës dhe kjo do t’i mundësohet Armandos duke nisur nga sot. Ndërkohë, me padurim presin rikthimin e Brojës edhe tifozët kuqezi, por Silvinjo në prononcimet e fundit la të kuptohet se nuk dëshiron të nxitohet pasi duhet të marrë një konfirmim të qartë në lidhje me gjendjen e tij dhe për këtë arsye do të fluturojë drejt Londrës për të folur me Poçetinon dhe stafin mjekësor të Çelsit.

Ky mund të jetë edhe një akord paraprak mes Brojës dhe Silvinjos në lidhje me ndeshjen e muajit tetor ndaj Çekisë, sfidë shumë e rëndësishme për kualifikimin në Europian. Për të mos rrezikuar një situatë si me Edi Rejën, nëse Armando nuk është gati ende, minutat mund të jenë të reduktuara, gjithmonë për të shmangur edhe një dëmtim tjetër për të.

Kështu, Broja mund të grumbullohet dhe të jetë në mbështetje të ekipit, po formacioni fitues mbetet ai me Poloninë. Ndërkohë pas Çekisë, më 17 tetor, Shqipëria do të luajë një miqësore me Bullgarinë në Tiranë, ku patjetër që edhe rotacioni në formacion do të jetë normal në radhët e Kombëtares.c PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular