Feyenoord kaloi në epërsi me tre gola brenda 37 minutave, me përformancën e Ajaxit që ishte për t’u harruar.

Megjithatë, telashet rifilluan në pjesën e dytë dhe loja vazhdoi deri në minutën e 55-të përpara se arbitri te ndërpriste përfundimisht ndeshjen. Natyrisht, vendimi erdhi në bazë të rregullave, pasi ishte hera e 3-të që tifozët hidhnin flakadanë në fushë.

Arbitri holandez Gozubuyuk S., me mjaft disiplinë vendosi rregull në fushën e lojës, por ishte e pamundur të sigurohet vazhdimi normal i një ndeshje futbolli.

Fati i sfidës nuk është vendosur ende dhe me interes të madh pritet të shihet se kur do luhet pjesa e mbetur e takimit. Ajax, një nga klubet me më shumë trofe në Holandë e sheh veten të rënditur në vendet e fundit. JS