BallinaOP EDTë vërtetat e mëdha që tregoi gënjeshtër-dashësi Gazment Bardhi!

Të vërtetat e mëdha që tregoi gënjeshtër-dashësi Gazment Bardhi!

Nga Sidi Hasanaj
Gazment Bardhi dje në Real Story përcolli kryesisht dy “argumenta” pas shumë gënjeshtave të artikuluara dobët por në mënyrë latante, ku në fakt dolën shumë të vërteta në pah.

Së pari, Bardhi dje vendosi si kryefjalë “bashkimin e PD” ku egzaktësisht po e citoj u shpreh:

Zgjidhja nuk është ndarja më tej e copave të PD por bashkimi i tyre. Që unë të shkojë deri te procesi i marrjeve të votës, votuesi duhet të dijë mirë se çfarë unë mendoj

“Fjala është substancë realiteti” ka thënë Winston Churchil, dhe përtej deklamimeve të Bardhit dje, fjalët e atij recitali spektakolar gënjështrash… treguan shumë qartë realitetin e Bardhit!

Se çfarë mendon Bardhi për Berishën, e kanë dëgjuar Shqipëtarët pikërisht kur Bardhi ishte “i nxehtë”, në mendjen e kam fjalën, dhe jo siç tha dje se duhet dëgjuar kur është i ftohtë.

Jo jo, në ftohtësi të gjithë arrijnë të gënjejnë… por në gjaknxhetësi shumë pak arrijnë të fshehin të vërtetat e tyre. E Bardhi në gjaknxehtësi ka thënë, (përtej 1001 akuzave për lidhje me krimin dhe korrupsionin të familjes Berisha), se :

Karriera politike e Berishës ka marrë fund e është pengesë për PD pasi instirtucionet më prestigjoze në botë si ato Amerikane kanë hetuar dhe dokumentuar aktivitetin korruptiv dhe anti-demokratik të Berishës në 32vite

Tani si mundet që bashkimi me dikë që pas skrutinimit dhe vetingut nga DASH, nga Departamenti i Thesarit në SHBA, nga Agjensitë hetuese e raportuese Amerikane dhe partnere të tyre e kanë klasifikuar si “politikanë me korrupsion masiv e deçiziv për minimin e demokracisë”, të sjellë kartën morale fituese për PD?!

Pikërishtë Bardhi, se e dinin votuesit çfarë mendon ti, pasi ju paraqite në krah të Berishës në Kukës, të dhanë abandonim dhe refuzim përbuzës, por shumë “shpresëdhënës”!

Shpresëdhënës sepse kuptuam për të disajtën herë se Shqipëtarët në 2023 si në Kujës apo Shkodër, Vlorë e Rrogozhinë e neverisën amoralitetin, pra na dhanë shpresë konkrete se me kartë morale ata të mirëpresin!

Së dyti, Bardhi me një memorie “vague” të turbullt, ngriti pyetjen:

Si mundet që unë ti them publikut, se kolegët e mi në Rithemelim nuk janë deputetë demokratë… p.tsh për Edi Palokën??”

Gazment, përgjigjia është e thjeshtë fare:

Në 10 Janar 2022 kryesia e PD ku ke qenë edhe ti, protokolloi një vendim ku:

Përjashtohen: B. Nishani, F. Noka, A. Vokshi, E. Spaho, Ristani, K. Balliu dhe K. Kruja.

Pezullohen: A. Shehaj, Bumçi, Kelliçi, Ç. Gjata, Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Pollo, Strazimiri, Ivi Kaso, Luan Baçi, O. Bylykbashi, Tritan Shehu etj, etj.

Firma e parë për këtë vendim është e Gazment Bardhit!

Ja Gazment se si mundesh ti thuash njerëzve se Paloka nuk është deputet demokrat, njësoj siç i the në 10 Janar të 2021:

“Është deputet i klanit ekonomiko-kriminal të S. Berishës, që kanë zhvatur demokratët dhe ju kanë dhënë kosto pafund me korrupsionin e tyre”.

Së treti, Gazment Bardhi tha dje një bombë mashtrimi,t shpërthimi i të cilës bëri një dritë të fortë mbi të vërtetat:

Basha kishte një qëllim politikë të mbante PD peng për një projekt ku në 2025 do dilte me vetëm 5 deputetë, për të përfituar pazare politike”

Sa dilentateske si gënjeshtër.

Nëqoftëse Basha kërkonte pazare politike, si do i arrinte Bardhi?!. I “dobët” me 10 deputet, apo i “fortë” me 56 deputetë ku Ramës do i dridheshin gjunjët për çdo akuzë dhe do hapte “thesin e tenderave dhe lejeve për kulla (si ajo e Shtufit)”, për çdo kërkesë të tij?!

Nëse Basha donte pazare dhe tendera e kulla, e kishte instrumentin “Berisha-Zeni-Meta-Shtufi, Kastrati-Ulaj-Mane”…

Por Basha zgjodhi luftën e pastër për principe dhe jo pazaret e pista. luftë që bëre dhe ti Bardhi, por që shigjetat e parave si ajo e Ulajt të goditi rrugës!

Në filozofi, Dialektika është arti i hetimit ose diskutimit të së vërtetës së opinioneve dhe mbrëmë dialektika jote na tregoi se je njeri gënjeshtarë dhe që godet me thikën më helmuese pas kurrizit, mikun tënd më të afërt… për para!

Siç na tregoi se po të të heqësh akuzat politike të nivelit vulgar të klisheve si “babi i Zenit, Gërdeci, Kastrati etj “ artikulimi yt politik dhe konceptet e tua politiko-ekonomike janë më mediokre, se edhe të Nard Ndokës!

Ke 6 vjet në parlament dhe asnjë koncept politik modern për shtetin, pushtet e institucionet, tregune lirë etj NUK ke Artikuluar… se je mediokër fare.

Kishe vlerë si tweeteri cicërues i PD ku cicëroje, “babi i Zenit ose akuza për Kastratin”, por këtë e bën dhe teknologjia, kurse dimensioni njerëzor dhe intelektual i yti është tmerrësisht mediokër!

Falemnderit Bardhi që me gënjeshtrat e tua, na tregove shumë të vërteta domethënëse!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular