Start katastrofik i sezonit për Romën e Zhoze Murinjos, që regjistroi mbrëmjen e sotme humbjen e tretë në 6 javë, teksa u mposht me rezultatin 4-1 nga Xhenoa, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë.
Ishte Gudmundson, ai që hapi serinë e golave në minutën e 5-të, ndërkohë që Brajan Kristante barazoi shifrat në minutën e 22-të. Teksa po bëhej gati të përfundonte pjesa e parë, sulmuesi Retegui, përshëndeti rrjetën duke i dërguar vendasit në dhomat e zhveshjes me antazhin e një goli. Ndërkohë në fragmetnin e dytë të lojës, Xhenoa realizoi edhe dy gola të tjerë që mbajnë firmat e Thorsbit dhe të ish-futbollistit të Milanit, Mesias Zhunior.
GOLAT E NDESHJES XHENOA-ROMA 4-1 (SHIH VIDEON)
Një disfatë e rëndë kjo për kryeqytetasit, që janë zhytur tashmë në vendin e 16-të të renditjes me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që Xhenoa me këtë fitore e ka parakaluar Romën, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.
Sfidën e radhës skuadra e Murinjos e luan në shtëpi ndaj Frozinones, ndërkohë që Xhenoa udhëton drejt Udines.