BallinaOP EDKorrupsioni i kthyer në sistem dhe mashtrimi i madh me peshqit e...

Korrupsioni i kthyer në sistem dhe mashtrimi i madh me peshqit e vegjël !

Nga Harris Murana
Nuk jam nga ata që e shoh gotën gjithmonë gjysëm plot, madje me moshën që po shkon nuk impresionohem as nga “libri i gjërave të mira” paraqitur së fundmi si risi nga departamenti “Brain Gain” i atashuar pranë Rithemelimit (film i parë me KOPIN etj)…
Pa dyshim PD ka pasur mëkatet e saj gjatë periudhave që ka ushtruar pushtet, por e vërteta, si dielli që nuk mund të mbulohet me shoshë qëndron ne faktin se përgjatë ushtrimit të pushtetit të PD-së keto fenomene ishin episodike, ndërsa tani janë kthyer në një sistem.
Treguesi më domethënës për këtë është numri gjithnjë në rritje i hetimeve dhe çështjeve gjyqësore ndaj personave që mbajnë funksione publike.
Ajo që trëmb më shumë është investimi i qarqeve mafioze-oligarkike për të promovuar e financuar që në themel individë që ngjisin shkallët e legjislativit e më pas të ekzekutivit, të cilët pasi arrijnë majat kanë detyrimin ti shërbejnë financuesve.
Kështu përfundimisht korrupsioni nga episodik po kthehet në sistem.
Mashtrimi i madh kohëve të fundit në këndvështrimin tim qëndron tek trumbetimi i aksioneve policore në kapjen e disa vrasësve dhe të ca milionave euro-ve që po hyjnë në Shqipëri ilegalisht me mjete të transportit tokësor dhe detar, kjo i serviret publikut si sukses i jashtezakonshëm dhe bllokim i aseteve të krimit.
Dhuna është një nga mjetet që qarqet oligarko-mafjoze po përdorin gjithmonë e me rrallë. Kjo për faktin se të pushtetshmit tashmë nuk duan në asnjë mënyrë të tërheqin vëmendjen mbi vete. Korrupsioni për ta është kthyer në mjetin parësor për të përmbushur punët e tyre të pista dhe përdorimi i forcës është një mjet krejt periferik që përdoret vetëm në rastet kur nuk mund të bëjnë dot ndryshe…
Kjo metamorfozë e pushtetit të veshur me krim apo e krimit të veshur me pushtet tashmë është realitet i pakontestueshëm!!!
Kohët e fundit dëgjoj tek mburren me forcën e kodit penal në dënimet e forta ndaj vrasësve dhe vrasjeve që më sē shumti kanë ndodhur si rivalitet i bandave të rrugës, pra atyre që pavarësisht dhunës së ushtruar përgjatê veprimtarise kriminale, nga publiku shihen si “peshqit e vegjël”.
Me sarkazëm në debate publike eksponentë politikë deklarojnë që ligjet janë të forta por nuk kanë gjetur zbatim deri më sot…
Po, ka pasur dënime goxha të forta për vrasje dhe shplurosje të dosjeve dhjetra vjeçare dhe kjo meriton përgëzim.
Po sa zhgënjyese janë dënimet për korrupsion dhe sa lë për të dëshiruar bllokimi i aseteve dhe vlerave monetare ndaj të dënuarve për korrupsion.
Nëse ligjet janë të forta ashtu siç propogandohet atëhere zbatimi i përpiktë i tyre është detyrim (nëse ligji është i barabartë për të gjithë). Fajtorët të cilët kanë abuzuar për vite me miliarda euro të qytetarëve, ata qe në perceptimin e gjërë janë “peshkaqenët”, jo vetëm të dënohen për fajet por të “zhvishen” ligjërisht e forcërisht nga cdo e mirë materiale që ata apo familjet e tyre disponojnë për të paguar dëmin e shkaktuar.
Nuk mund tia hedhin lumit me ca ditë burg, apo ca muaj shërbim prove apo dhe me keq me ca raporte mjeksore grash (kujdes për fëmijën)…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular