BallinaAktualitetNis sot aplikimi për lotarinë amerikane, 1 muaj kohë për t’u regjistruar,...

Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, 1 muaj kohë për t’u regjistruar, ja njoftimi i ambasadës së SHBA

Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, për të gjithë ata që duan të ndjekin ëndrrën amerikane.

Aplikimet hapen sot dhe mbyllen më 7 nëntor, pra më shumë se 1 muaj kohë për t’u regjistruar në programin “DIVERSITY VISA”.

Ambasada e SHBA ka vendosur në dispozicion faqet për informacion dhe aplikimin.

Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5). Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.

“🇦🇱 Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.
📌Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, njofton ambasada e HBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular