BallinaAktualitetProjekti për Parkun Natyror në Ulzë, çelet edhe mbikëqyrja për zbatimin

Projekti për Parkun Natyror në Ulzë, çelet edhe mbikëqyrja për zbatimin

Gara për projektin 3.8 milionë euro për Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës dhe rrethinat e tij e çelur pak ditë më parë tashmë është shoqëruar me një tjetër procedurë dhe që lidhet me mbikëqyrjen e tij.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që është autoriteti kontraktor për të dyja njoftoi kontratën “Mbikëqyrje punimesh për objektin “Projekti i Zbatimit për Parkun Natyror Liqeni i Ulzës dhe Zona Përreth tij” për një fond limit 6.6 milionë lekë. në dokumentet që shoqërojnë procedurën ministria cakton edhe detyrimet për mbikëqyrësin  i cili duhet të bëj verifikimin e të gjithë dokumentacionit përkatës, të licencave të autorizimeve dhe të lejeve që sipas dispozitave në fuqi duhet të merren para fillimit të punimeve.

Po kështu të bëjë verifikimin  e sheshit të ndërtimit, nëse është i lirë dhe i gatshëm për të filluar punimet. Duhet të njihet me hollësi me kontratën e sipërmarrësit dhe të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njohjen e të gjitha ndryshimeve të mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës.

Projekti për Parkun

Qeveria pranonte se zona ka potencial turistik të madh se ka investime private që duhet të ndiqen me investime në infrastrukturë.

“Në këtë kontekst në analizën hapësinore të projektit të zbatimit është identifikuar nevoja për ndërhyrje përmirësuese në pjesën e bregut të liqenit poshtë qytezës duke krijuar kështu një hapësirë të sistemuar dhe një shëtitore të përshtatshme me panoramën turistike liqenore. Propozimi konsiston në krijimin e një shëtitoreje përgjatë të gjithë buzës së liqenit të kombinuar me mole për varkat apo për stacion për plazh.

Kjo strukturë do të funksionojë si elementi më dinamik turistik në qendrën e Parkut ku vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë nga afër liqenin por edhe të jenë pranë shërbimeve turistike të nevojshme” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se pjesa e investimeve është menduar të vijojë me qytetin e Ulzës ku do të zbatohet ndërtimi i një strukture për pritjen e vizitorëve.

Në liqenin e Ulzës nga ana tjetër është menduar të shfrytëzohet potenciali që ofron ai lidhur me aktivitete të ndryshme turistike përfshirë lundrimin me varka, shëtitjet me kajak, noti, peshkimi. Përgjatë korridorit të Shkopetit referuar dokumenteve janë parashikuar pika qëndrimi panoramike dhe parkime, dy stacione varkash, dhe stacione kampingu dhe kamerash.

Projekti parashikon në tërësi ndërhyrje në shëtitore plotësimin me stola druri, ndërtimin e njësive akomoduese turistike me dru dhe miqësore me mjedisin, tre kulla për vëzhgim mbi 19 metra të larta. Të gjithë këto të pozicionuara në zona të ndryshme të asaj që sot është Parku natyror i Liqenit të Ulzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular