BallinaEkonomi1.8 miliardë lekë për bujqësinë – Denaj: Mbështetje për skemën kombëtare të...

1.8 miliardë lekë për bujqësinë – Denaj: Mbështetje për skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, bëri të ditur se, në Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 1.8 miliardë lekësh mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare.

Denaj informoi se ka filluar menjëherë puna për të vënë në zbatim vendimin e Qeverisë për mbështetjen e të gjithë aplikuesve në skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë.

“Kjo mbështetje shpreh edhe një herë angazhimin e plotë të Qeverisë Rama për zhvillimin e bujqësisë”, u shpreh Denaj.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) janë në punë intensive së bashku me fermerët dhe pushtetin vendor për ta realizuar këtë proces brenda vitit SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular