BallinaOP EDKreu i PAA Agron Duka: Kosova, në Jug e në Veri, është...

Kreu i PAA Agron Duka: Kosova, në Jug e në Veri, është e të gjithë shqiptarëve, jo e askujt!

Nga Agron Duka
PAA ka ndjekur me shqetësim thellimin e hendekut mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Deklaratat e njëpasnjëshme të kryeminstrit Edi Rama, në rastin më të mirë kanë qenë të pakonsultuara me autoritetet politike, qeveritare dhe shtetërore në Kosovë.
Propopzimi për “marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR”, apo deklarata për “Tokën e askujt” në Veri të Kosovës, nuk mund të jenë kurrësesi opsione zgjidhjeje të krizës atje, nëse këto, më e pakta, nuk konsultohen me autoritetet në Kosovë.
Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s, e ka për detyrë jo thjeshtë kushtetuese, por morale dhe atdhetare që të lobojë me çdo mjet e çdo formë në shërbim të mbrojtjes së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtarisht.
Por, për fat të keq, Tirana zyrtare ka patur prej kohësh një axhendë të shkëputur nga ajo e Prishtinës. Ne nuk vëmë në dyshim sensin e mirë të Tiranës ndaj Kosovës, por Shqipëria nuk mund të sillet si guvernatore apo kujdesatare e Kosovës, pa biseduar më parë me të.
Ne si PAA mendojmë se shqiptarët andej e këndej kufirit, duhe të jenë të përgjegjshëm për këtë fazë historike ku ndodhet kombi shqiptar, me dy shtete dhe një faktor shqiptar të forcuar në Maqedoninë Veriut dhe Mal të Zi. Por në vend që të përparojmë me një axhendë përbashkuese apo përafruese, në fushat e arsimit, kulturës, ekonomisë etj, ne thellojmë një kurs mosmarrëveshjesh duke i çuar marrëdhëniet në pikën e ngrirjes.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular