BallinaAktualitetEuromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në...

Euromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në Shqipëri për 2023’ nga Çmimet e Ekselencës së Euromony, OTP Bank Albania në rritje të vazhdueshme

Euromoney publikon artikullin rreth OTP Bank Albania: ‘Banka më e mirë në Shqipëri për 2023’ nga Çmimet e Ekselencës së Euromony, OTP Bank Albania në rritje të vazhdueshme

Integrimi i suksesshëm me Alpha Bank Albania ka ngritur më tej statusin e OTP Bank Albania si ylli në rritje i sektorit bankar vendas.

Edhe pa impaktin financiar të Alpha Bank Albania (e cila u shkri ligjërisht më 1 dhjetor 2022 dhe filloi të ndikojë në rezultate gjatë fillimit të këtij viti), rezultatet e OTP Bank Albania për vitin 2022 kanë qenë tepër inkurajuese.

Kthimi nga kapitali ishte 27.5% – nga 18.5% në 2021 – duke përfaqësuar kthimin më të lartë krahasuar me çdo bankë shqiptare dhe me  çdo bankë të Grupit OTP.

Kjo performancë është arritur falë një sërë faktorësh, duke përfshirë efiçencën e kostos, optimizimin e bilancit dhe cilësinë e portofolit të kredive të bankës, pavarësisht një mjedisi sfidues operacional.

Procesi i integrimit të dy bankave konsistoi në një proces transparent rekrutimi për pozicionet kyçe dhe KPMG u vu në punë për të siguruar që të mos kishte asnjë ndërprerje të operacioneve të përditshme. Gjithashtu patëm mundësinë për të rishikuar vendndodhjet e degëve. 73 degët e operuara nga OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania përpara bashkimit u konsoliduan në 50 degë vendndodhje kryesore brenda një harku kohor shumë të shkurtër.

Vëmendja ndaj nevojave të klientëve është reflektuar në faktin se OTP Bank Albania vazhdon të regjistrojë vlerësimin më të lartë të kënaqësisë së klientit krahasuar me çdo institucion financiar shqiptar bazuar në kërkimet e pavarura të tregut nga Ipsos.

Shella thotë se është veçanërisht krenar që banka ka vazhduar të fokusohet në mbështetjen e klientëve. “Ne kemi raportin më të lartë të kredisë neto ndaj totalit të aktiveve në sistemin bankar vendas me 58%, që është shumë më i lartë se çdo bankë tjetër në Shqipëri”, thotë ai. “Dëshmi të mëtejshme të cilësisë së portofolit tonë të kredisë mund të gjenden në raportin tonë të kredive me probleme, i cili vitin e kaluar ra edhe më tej në 4.5%.”

Rritje e vazhdueshme  

OTP Bank Albania është tashmë banka e tretë më e madhe në vend për sa i përket kredidhënies me shumë pak diferencë nga banka e dytë më e madhe.

“Ne jemi të parët për kreditë hipotekare dhe kreditë e bizneseve të vogla, të dytët për kreditë e korporatave dhe të tretët për kreditë për individë”, shton Shella. “Pjesa jonë e tregut për depozitat është rritur nga 6% në 10%, duke sjellë shumë likuiditet që do të na mundësojë të rritemi edhe më tej.”

Në nëntor 2022, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmoi një shtesë prej 8 milionë Euro kredi për OTP Bank Albania si pjesë e Programit të Konkurrueshmërisë së SME-ve. Ky program ofron mundësi të reja financimi për bizneset vendase që kërkojnë të rrisin produktivitetin, të reduktojne kostot operacionale, të rrisin efiçencën e energjisë dhe të përafrohen me standardet e BE-së.

“Ky program financiar synon të rrisë konkurrencën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare duke mundësuar përmirësimin dhe ofrimin e standardeve europiane në linjën e vlerave që përfaqëson ky treg gjigant, konkretisht përmirësimin e ndikimeve mjedisore, sigurinë në punë, cilësinë e mjedisit të kompanive, përmirësimin e proceseve si dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve”, thotë Shella.

“Vlera financiare e programit mund të mos jetë e madhe, por është e rëndësishme për t’u treguar bizneseve se ne do të përdorim të gjitha burimet në dispozicion për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të përmirësohen,” shton ai.

Si një bankë moderne, dixhitalizimi vazhdon të jetë një fokus kyç për OTP Bank Albania.

“Ne vazhdojmë të investojmë në teknologjinë dixhitale – vitin e kaluar përfunduam një përmirësim të platformës së Online Banking me një sërë veçorish të reja”, thotë Shella. “Ne kemi implementuar gjithashtu një mjet për kredidhënien online, fillimisht për kreditë hipotekare dhe më pas për kreditë konsumatore.”

Gjithashtu, bashkimi me Alpha Bank i dha OTP Bank Albania akses në shërbimet e pikave të shitjes për herë të parë dhe rriti pozicionin e saj si banka me nivelin më të lartë të mbulimit me ATM.

Ndikimi pozitiv i këtyre zhvillimeve u përkthye në një rritje prej 75% të fitimit neto në gjysmën e parë të këtij viti dhe një rritje prej 30% të marzhit të interesit. Ka pasur gjithashtu një përmirësim masiv në raportin e kostos ndaj të ardhurave me biznesin e bashkuar.

“Kur blemë Alpha Bank, raporti ynë kosto-të ardhura ishte 44% dhe ai i Alpha Bank ishte 90%,” thotë Shella. “Biznesi i bashkuar tani ka një raport kosto-të ardhura prej 43%. Sitauata e normave të interesit ka ndihmuar patjetër, por ri-indeksimi i kredive, cilësia e portofolit tonë dhe optimizimi i kostos kanë kontribuar gjithashtu në performancën tonë të lartë këtë vit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular